Studentët (Beograd, 1968): duam liri, të drejta, barazi, jetë me dinjitet, kushte më të mira jetese dhe studimi, liri të fjalës dhe mendimit, të drejta qytetare. të drejtë të vendosim vetë për profesionin, karrierën, jetën dhe fatin, ardhmërinë tonë!

Diktatori (Tito): udhëheqësia jonë e përgjegjshme dhe shteti ynë socialist ua ka garantuar dhe siguruar të gjitha në maksimum: kushtet, standardin, mirëqenien, të drejtat dhe kushte ideale për shkollim dhe punë, pasaporta për qarkullim të lirë kudo në botë! Ju kanë manipuluar forcat armiqësore kundër shtetit dhe udhëheqësisë sonë më të drejtë, të përgjgjshme dhe demokratike që mund të ekzistojë!

Këshilltari (Millka Pllaninc) i afrohet diktatorit dhe i përpërit në vesh: shoku kryetar, të gjitha këto që i përmendët janë të sakta, por ato i kemi vetëm ne, ata (studentët) nuk i kanë!

NE KEMI, POR ATA NUK KANË!