Në kuadër të qëllimeve të lëndës mësimore: E drejta kushtetuese, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Jug-Lindore, të ciklit të parë si dhe të ciklit të dytë të magjistraturës (drejtimi kushtetues-administrativ), nën udhëheqjen e Profesorit të lëndës prof. dr Jeton Shasivari, më 22 Maj realizuan vizitën studimore praktike në Gjykatën Kushtetuese, ku fillimisht morrën pjesë në seancën gjyqësore ku në rend dite ishin disa nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa ligjeve, si: kodi zgjedhor, ligji për disiplinën financiare, ligji për sistemin njësportel dhe udhëheqjen e regjistrit tregtar, ligji për antikorrupsion, etj.Pas seancës, studentët në një ambient pozitiv, u mirëpritën nga kryetari i Gjykatës z. Nikolla Ivanovski si dhe sekretari gjeneral i Gjykatës z. Aleksandar Llazov, i cili para studentëve mbajti një ligjëratë praktike mbi veprimtarinë, organizimin, përbërjen, kompetencën, procedurën, llojet e akteve si dhe historikun e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, me çrast dha sqarime edhe në shumë pyetje të studentëve.Kjo vizitë studimore praktike u organizua me qëllim që studentët nga afër të shohin funksionimin praktik të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm të sistemit kushtetues-juridik në vendin tonë.