Shkruan Madrid Lufi

Studentët shqiptarë në Maqedoni të bëhen të guximshëm dhe te marrin shembull prej Studentëve të Shqipërisë që i mbushën rrugët plot. Jam i bindur që në Maqedoni ka shumë më tepër arsye për të protestuar se sa në Shqipëri, por kjo apati është e çuditshme. Guximi i studentëve i ka sjellë çdoherë shpresë dhe progres tërë popullit, e kur studentët heshtin, kush do të kujdeset për të ardhmen e tyre, nëse jo vet ata.

Prandaj në Maqedoni ka nevojë për protesta të studentëve, të dalin në rrugë dhe të Protestojnë kundër padrejtsive, papunësisë dhe mungesës së perspektivës.