Puzzle-i më i madh në botë është përfunduar nga një studente daneze.
Vajza e njohur në rrjetin Reddit si “manne0708”, brenda vitin të kaluar arriti që të bashkonte 40,320 copëza formuese duke realizuar veprën me përmasa 6.80 metra dhe 1.92 metra.
Për të krijuar “puzzle”-in, e cila përfshin skena të ndryshme nga Disney klasik, danezja ka shpenzuar rreth 460 orë punë.
Përdoruesja e Reddit, vitin e kaluar realizoi gjithashtu një tjetër puzzle të madh duke përdorur rreth 34 mijë karta.