Studim: Mushkëritë kanë aftësi magjike për të shëruar dëmet nga pirja e duhanit

Mushkëritë tuaja kanë një aftësi gati “magjike” për të riparuar mutacionet kancerogjene të shkaktuara nga pirja e duhanit – por vetëm nëse ndaloni së konsumuari atë thonë shkencëtarët.

Mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive ishte konsideruar të jenë të përhershme, dhe të vazhdojnë edhe pas ndërprerjes së konsumimit të duhanit, njofton Klan Kosova.

Por gjetjet e papritura, të botuara në Nature, tregojnë se qelizat e pakta që shpëtojnë nga dëmtimi mund të riparojnë mushkëritë.

Efekti është parë edhe tek pacientët që kishin pirë duhan një paketë në ditë për 40 vjet para se të hiqnin dorë.

Mijëra kimikate në tymin e duhanit, përziejnë ADN-në në qelizat tuaja të mushkërive – ngadalë duke i shndërruar ato nga të shëndetshmet në kanceroze.

Studimi në Britaninë e Madhe, zbuloi se po ndodhte në një shkallë masive në mushkëritë e një duhanpirësi edhe para se të kishin kancer.

Shumica dërrmuese e qelizave të marra nga rrugët e frymëmarrjes së duhanpirësit ishin ndryshuar formësisht nga duhani, me qeliza që përmbajnë deri në 10,000 ndryshime gjenetike.

SHPËRNDAJE