Foshnjat duhet të flenë në të njëjtën dhomë gjumi me prindërit e tyre, për të paktën gjashtë muajt e parë të jetës së tyre, për të minimizuar rrezikun e vdekjes të lidhur nga fjetja.

Ky është udhëzimi i ri nga pediatrit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka lëshuar disa rekomandime, ku thuhet se idealja do të ishte se të sapolindurit të qëndrojnë gjatë natës në dhomën e prindërve për një vit.

Megjithatë fëmijët nuk duhet të ndajnë të njëjtin krevat me prindërit. Vendi më i sigurt për fëmijët është një sipërfaqe e fortë pa jastëkë e gjëra të buta përreth.

Fjetja e foshnjave në të njëjtën dhomë gjumi, por jo në të njëjtin krevat, ul rrezikueshmërinë e sindromës së vdekjes me 50 për qind, është shprehur Dr. Lori Feldman­Winter, studiues te “Cooper Medical School of Rowan University” në Camden, New Jersey, shkruan gazeta Shekulli.

Madje udhëzimet e reja inkurajojnë për kontakt lëkurë më lëkur mes fëmijës e prindërit. Pediatrit rekomandojnë prindërit që mos t’i lënë fëmijët të flenë me bark pasi zënë keq fytyrën dhe ka rrezik për vdekje.

Gjithashtu ata shtojnë se në çdo moment duket t’i kthejnë të flenë në shpinë.