Sipas një studimi në Britani, italianët janë populli më injorant në Europë, pasi injorojnë dimensionet reale të disa fenomeneve që i rrethojnë dhe janë të bindur se gjithçka do të shkojë dramatikisht keq.

Italianët janë të bindur se rrethohen nga myslimanë, janë të pushtuar nga emigrantët, janë të gjithë të papunë dhe u duket sikur do të vdesin shpejt.

Sipas këtij studimi, në fakt të gjithë europianëve u duket sikur emigrantët dhe myslimanët u kanë zaptuar vendin dhe numri i të papunëve është shumë më i lartë se statistikat.

Por italianët e ekzagjerojnë vërtet. Ata mendojnë se 30% e popullsisë në Itali përbëhet nga emigrantët, kur në fakt vetëm 7% janë të tillë. 

Atyre u duket sikur gjysma e popullsisë është e papunë dhe gjysma tjetër janë të moshuar mbi 65 vjeç.