Disa rajone të Veriut të Europës u goditën nga stuhi të fuqishme dhe përmbytje.
Stuhitë dhe përmbytjet shkaktuan probleme veçanërisht në veri të Gjermanisë, ku është regjisturar edhe një viktimë e disa të plagosur.
Një 34-vjeçar humbi jetën në Kil, pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte, u godit nga një pemë. Ndërsa një bashkëudhëtare e tij mbeti e plagosur. 
Përmbytjet kanë goditur edhe Hamburgun.
Sipas autoriteteve gjermane janë zhvilluar deri në 340 operacione shpëtimi.
Niveli maksimal i ujit arriti në mbi 2 metra në disa zona të banuara të cilat u evakuuan.