Në zonën e Tetovës rreth mesditës ka pasur një stuhi të madhe, e cila ka shkaktuar probleme te popullata vendase.

Një pjesë e rrugëve janë përmbytur, një makinë ka ngecur në ujë, ndërsa banorët kanë pasur probleme me banesat.

Gazetari i TV21 ka vërejtur shtëpi dhe bodrume të përmbytura dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.