Stuhia e madhe e borës që ka prekur vende të ndryshme të botës e në veçanti një pjesë të SHBA-ve, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, si dhe raportohet për viktima.

Shumë rrugë në mbarë botën janë shndërruar pothuajse në pista patinazhi, duke bërë që veturat të përplasen dhe të krijojnë kaos trafiku, kështu ka ndodhur edhe në Missouri, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e Missuouri të SHBA-ve kanë njoftuar se pesë persona kanë humbur jetën, derisa dhjetëra tjerë janë lënduar si pasojë motit të lig dhe sasisë së madhe të borës që ka rënë.

Organet kompetente kanë bërë të ditur se deri me tani janë regjistruar mbi 650 aksidente, ku pothuajse të gjitha llojet e veturave janë shkatërruar në aksidentet zinxhirore që kanë ndodhur.

Policia e trafikut në Missouri ka njoftuar se aksidentet kanë ndodhur, pasi sasia e madhe borës mbuluan rrugët kryesore, ku shumë autostrada pothuajse janë “ngrirë”.

Aksidenti më i madh ka ndodhur në autostradën 44 në afërsi të Marshfield. Ku 60 deri në 80 vetura janë aksidentuar dhe si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar nga Kalifornia.