Orët e fundit raportohet se një stuhi e paprecedentë dëbore ka paralizuar të gjithë aeroportin e Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim dhe çdo lëvizje brenda dhe jashtë tij.

Stuhia u shfaq në përmasa kaq të mëdha sa ka bllokuar edhe zbritjen e shumë pasagjerëve nga avionët e kompanive ajrore që operojnë në këtë aeroport.

Megjithatë, autoritetetet në terren duken të angazhuara për të siguruar mirëqenien dhe kujdesin e udhëtarëve në bashkëpunim edhe me ekipet e kompanive ajrore.