Grupi i njohur humoristik “Stupcat” janë përfshirë në debatin e kohëve të fundit se a duhet të përkrahet  Reprezentacioni i Kosovës në futboll apo jo?
 
 Ky debat që ka nisur pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe që është ndezur së fundi me largimin e disa futbollistëve kosovarë nga Kombëtarja e Shqipërisë, ka bërë që të ketë edhe pak hamëdësime në vendin tonë.

Mirëpo, vargut të gjatë të atyre që kanë dalë në mbështetje të  rreprezanacionit të Kosovës i janë bashkuar edhe “Stupcat”

Përmes një video ekskluzive për lajmi.net, “Stupcat” (Vedati dhe Osmani) paraqiten me flamur të Kosovës, ngjashëm sikur Rita Ora në këngën e realizuar në Kosovë “Shine Ya Light”.

Në fund të videos shfaqet logoja e “Dardanëve”, tifozëve zyrtar të Kosovës me mbishkrimin “Unë, biri yt, Kosovë”.

Të kujtojmë se  Reprezantacioni  i Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Russia 2018” kundër Finlandës në qytetin Turku. /Lajmi.net/