Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe grupi Stupcat vazhdojnë bashkëpunimin disavjeçar në fushën e luftimit të korrupsionit

Sot në mbrëmje do të shfaqen dy video të reja që për temë kanë korrupsionin.

“Ideja e bashkëpunimit me Stupcat, për të krijuar video të shkurta mbi korrupsionin në shoqërinë tonë, ishte e thjeshtë: mesazhi nëpërmjet humorit kuptohet më lehtë e kur Stupcat përfshihen, edhe kur flitet për tema serioze, të qeshurat nuk mungojnë”, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.

Videot janë rezultat i bashkëpunimit në mes të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe Stupcave. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA)