Danijel Subasic ka thënë se Kombëtarja e Kosovës është enigmë për Kroacinë

Portieri i Kombëtares kroate, Danijel Subasic e ka pranuar se ata kanë shumë pak njohuri për Kosovën, por tha se do të analizojnë ndeshjet e tyre.

Por, ai insiston se kryesorja nga kjo ndeshje është që të marrin tre pikët e para.

“Kosova për të gjithë ne është një enigmë, por ne do t’i analizojmë ata përmes video dhe kjo do të na mjaftojë. Më e rëndësishmja është që të fokusohemi, të tregohemi të mençur, të japim 100 për qind dhe të marrim tre pikët e para”, tha Subasic për Vecernji.hr.

Ai po ashtu foli edhe për mungesat e shumta, ku insistoi se Kroacia ka lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata.