Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde nënshkroi të martën në mëngjes aplikimin për anëtarësim në NATO, shkruan CNN.

Lëvizja shënon një hap zyrtar të Stokholmit drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA – duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak, pasi pushtimi rus i Ukrainës nxitI një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën europiane.

“Ne nuk e dimë për sa kohë do të zgjasë, por mund të zgjasë deri në një vit, deri sa të jemi pjesë e aleancës. Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin, së bashku me Finlandën.”

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “me siguri do të shkaktojë reagimin e vendeve.