Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, me maxhorancë republikane, miratoi sot një projekt për anulimin dhe zëvendësimin e ligjit emblematik për shëndetësinë të Barac Obamës “Obamacare”, duke shënuar një sukses për presidentin amerikan, Donald Trump.

Parlamentarët miratuan tekstin në një atmosferë të ndezur me 217 vota pro dhe 213 kundër.

Të gjithë demokratët dhe 20 republikanë votuan jo.

Debatet do të zhvendosen tashmë në senat, Dhoma e Lartë e Kongresit, ku teksti do të modifikohet në mënyrë të konsiderueshme në javët e ardhshme./b.d