Ivanovi kërkon të firmoset një dëshmi që i jep të drejtë VMRO-së të arsyetojë veprimet post zgjedhore! Kjo kërkesë e Ivanovit, nuk është as ligjore, as legjitime, as logjike!

Askund nuk është sanksionuar me ligj që partitë të firmosin çfarëdolloj dokumenti. Mandatari shpalos program para kuvendit dhe i njëjti miraton ose jo programin dhe voton përbërjen qeveritare ose jo!
Kërkesa nuk është legale, meqë, Ivanovi nuk ka legjitimitet të plotë, sepsee vepron me diktat partiak.
E fundit, por jo më pak e rëndësihme, kërkesa nuk është logjike. Nëse Ivanov e paragjykon, mandatarin, sipas propgandës vëmëroiste si shitës i interesave kombëtare, shtetërore, atëherë një deklaratë e tillë prej një “tradhtari” nuk është garancë!
Andaj, kjo dëshirë nuk duhet t’i plotësohet, respektivisht, nuk duhet të futen në skenar të VMRO-së.
Ndërsa nëse Ivanovi kërkon të firmoset ndonjë deklaratë që partitë shqiptare, të heqin dorë nga deklarata e përbashkët, atëherë mendoj se partitë shqiptare, absolutisht nuk kanë të drejtë të firmosin dokument, me të cilin heqin dorë nga të drejtat e shqiptarëve. Askush nuk e ka atë mandat. Askush nuk mund ta garantojë me shkrim një padrejtësi të tillë!

PS/ A mos ka edhe ndonjë dëshirë muzikore Ivanovi…

/fol.mk