ipas ish ministrit të arsimit Sulejman Rushiti i cili e ka sprovuar veten në politike, nuk mund të bëhet debat i shëndoshë me dikë që nuk mund të kuptojë se minimumi për të formuar qeverinë është 61 mandate.

”Nuk bëhet dot debat i shëndoshë politik me dikë që nuk e di se minimumi për të formuar qeveri është 61 deputet”, shkruan kështu Rushiti i cili shton se mosharmonizimi i qëndrimeve të partive shqiptare ia pamundëson LSDM të formojë qeverinë.

Rushiti sqaron se është koha që të hartohet strategji dhe të veprohet me pragmatizëm.

”Çdo këmbëngulje që të mos harmonizohet qëndrimi i partive politike shqiptare (jo shkrirje) për fat të keq ia pamundëson LSDM-së të formojë qeveri! Është koha të përcaktohen prioritete dbe të hartohet startegji e të veprohet me pragmatizëm. Çdo taktizim pēr zgjedhje lokale do të dëshmojë se mbisumdon interesi grupor dhe partiak”, shkruan mes tjerave ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti, transmeton Zhurnal.