Sulejman Rushiti, regjisor i njohur, dikur Ministër i Arsimit dhe njohës i mirë i politikës vendore i ftuar në emisionin Rruga Drejt ka folur rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike.
Rushiti iu ka dhënë leksione dy përfaqësuesëve tjerë në debat, Arbër Ademit nga BDI-ja dhe Amir Elezit nga Besa, duke i këshilluar këta të dy që ti lënë anash zënkat mes veti për përfitime ditore politike dhe të mos bëjnë që tani fushatë për zgjedhjet lokale apo ata parlamentare të ardhshme, por ti qetësojnë gjakrat dhe të ulen dbe bashkërisht të gjejnë zgjidhje.
Rushiti theksoi se tani që vëmendja e faktorit ndërkombëtar është rivendosur në Maqedoni është momenti që të shfrytëzohet kjo dhe me kokë të kthjellët dhe të qetë të gjithë bashkë ti japin zgjidhje krizës dhe vendi të vihet në binarë e të drejtohet drejt Europës dhe vendeve perëndimore.
Sipas Rushitit, tani vendi nuk ka nevojë për politikanë, por ka nevojë për burrështetas, që do të kenë guximin të marrin vendime të drejta dhe të përgatisin vendin për gjeneratat e reja.
Rushiti e përsëriti qëndrimin e tij se Tryeza e partive politike shqiptare është e shenjtë dhe si e tillë duhet të ruhet me çdo kusht. Ai thotë se fare nuk ka rëndësi se a do të ulet Suloja ose Arbëri ose dikush tjetër në atë tryezë, sepse ajo tryezë do të ekzistojë edhe në të ardhmen, populli shqiptarë do të ekzistojë, partitë do ekzistojnë dhe prandaj duhet të sillemi si të tillë.
Ai tha se ka mjaftë pakënaqësi edhe për Lëvizjen Besa edhe për BDI-në, por se tani nuk është momenti i duhur për ti shprehur ato. Do të vjen fushata dhe gjitha pakënaqësitë ti paraqesim me argumente e fakte para popullit, këshillon Sulejman Rushiti.

© fol.mk