Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti në emisonin debativ Rruga Drejtë në Alsat M ka thënë se kësaj radhe partitë shqiptare VMRO-së duhet ti thonë JO

Po të merremi me kronologjinë prej 25 viteve e deri këtu sigurisht se mëkate institucionale subjektet maqedonase kanë njësoj ndaj keqmenaxhimit rrespektivisht keqkuptimit rreth asaj se si duhet të ndërtohet një shtet multietnik siç është Maqedonia.

Megjithatë ne flasim për vitin 2017 flasim për një parti politike që është në pushtet 10 vite dhe flasim për mënyrën se si ne në aspektin e këndvështrimit kombëtar si shqiptar, duhet të vendosim disa mekanizma të cilët nuk do ta lejojnë më asnjërin nga subjektet në të ardhmen as të na majonarizoj as të ketë retorikë ksenofobe .

Në këtë drejtim është shumë me rëndësi që në këto momente VMRO – së ti thuhet Jo – është shprehur z. Sulejman Rushiti në Rruga Drejt Alsat M. /Fol.mk

©fol.mk