Një burrë raportohet se me thikë kasapi ka mbytur tetë fëmijë në një shkollë në Kinë.

Fëmijët kishin mbërritur në shkollë për ditën e parë të mësimit, por ata i priti një burrë me thikë kasapi brenda ambienteve të shkollës fillore në qytetin Enshi, transmeton Telegrafi.

Fillimisht është raportuar se ky burrë ishte futur me thikë brenda shkollës, duke i masakruar djemtë dhe vajzat që ishin brenda.

Në anën tjetër mediat kineze raportojnë se ai vetëm sa ishte liruar nga burgu dhe kishte filluar sulmin si hakmarrje ndaj shoqërisë.

I dyshuari menjëherë është arrestuar dhe mbetet në paraburgim. E zyrtarët kineze kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur një ditë pas një masakre tjetër që ndodhi në një shkollë tjetër në provincën Hubei, ku mbetën të plagosur 10 fëmijë.