Sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer një sulm ndaj kryetarit të shoqatës çame dhe i vetëshpalluri kryeministër në ekzil i Çamërisë, Festim Latos.

Sipas burimeve të gazetës Metro, shtëpia e tij është hedhur në ajër në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sulmi, sipas këtyre burimeve është kryer nga një ekstremist grek në Holandë. Nuk dihet nëse Lato ose persona të tjerë të familjes janë lënduar.

Ndryshe, Fesim Lato është personi që ka shpallur pavarësinë e Çamërisë në konfederatë me Greqinë një vit më parë, si dhe veten kryeministër.

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.