Si pasojë e sulmit të paktën 43 ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Aden të Jemenit, të paktën 43 ushtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet spitalore thuhet se sulmi vetëvrasës është organizuar në afërsi të shtëpisë së gjeneralit Nasır el-Amburi në rajonin Hur Mekser. 

Dëshmitarët okularë thanë se kamikazi është futur në mesin e ushtarëve që ishin mbledhur për të marrë rrogat e vonuara. Si pasojë e sulmit të paktën 43 ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.