Rusia dhe Turqia zbatuan operacion të përbashkët ajror në qytetin sirian Al Bab, pasi këmbyen të dhëna zbuluese për qëllimet e Shtetit Islamik, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në sulmet e përbashkëta ajrore janë tre qendra komanduese të SHI-së dhe disa strehime të terroristëve.
Në operacion morën pjesë aeroplanë luftarak rusë Su-24M dhe Su-35S dhe aeroplanë luftarakë turq F-16 dhe F-4.
Nga 18 janari, aeroplanët luftarakë rusë dhe turq kanë shkatërruar rreth 60 caqe të terroristëve.