Sulmi në Londër përmes PAMJEVE (Video/Foto)

Sulmi i sotëm që ndodhi në Londër ka terrorizuar jo vetëm Britaninë e Madhe, por gjithë botën. Policia britaneze dyshon se ky ishte sulm terrorist.

Sipas autoriteteve, deri tani kanë vdekur katër persona dhe 20 të tjerë janë lënduar, disa prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, shkruan Skynews. Policia thotë se numri i viktimave mund të rritet.

Sulmuesi së pari ka shkeli me veturë 10 persona në urën Westminster, më pas sulmoi me thikë policët që qëndronin në hyrje të ndërtesës së Parlamentit britanik.

Mediat vendase e kanë përshkruar sulmuesin si “aziatik” të moshës 40 vjeçare.

Sulmuesi është qëlluar nga policia dhe në disa fotografi të shpërndara nga media shihet se atij i është dhënë ndihma e parë dhe për t’u dërguar më pas në spital. Ende nuk dihet nëse sulmuesi jeton apo ka vdekur.

Ai është Abu Izzadeen, një qytetar anglez 42-vjeç që ka lindur më 18 prill 1975 në një familje xhamajkane në Londër.

Për këtë sulm ka pasur reagime të shumta, ku shumë lider të vendeve si kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti amerikan Donald Trump, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, presidenti francez Francois Hollande, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e të tjetë kanë ngushëlluar familjet e viktimave dhe janë solidarizuar me popullin britanik pas sulmit.

A man lies injured after a shooting incident on Westminster Bridge in LondonA forensics investigator works at the scene after an attack on Westminster Bridge in LondonA woman assist an injured person after an incident on Westminster Bridge in London

lcjnmebtdex22zd1v4ua_image1gwsaxiabraauifurexcu_14854172-1877106-1877006876796876798876799876797876806876807876808876809876810876812876819876821876811876836876837876839876840876838876876876878876879876880876881876882876928876930876931876909876883876962876936876938876953876951876877876942876967877003876993877026877027877062877063877064877065877132877106