Tridhjetë e tetë vjeçarja Z.T.nga Tetova, më datë 25.06.2018 në ora 19 e 30 minuta, bashk me dhëndrin e saj D.B. 24-vjeç, dhe vajza e saj, kanë qenë të sulmuar fizikisht, përpara pallatit ku jetojnë në rrugën ,,Vëllezrit Miladinovi,, në Tetovë,

Pas një zënke të shkurtër verbale, i ka sulmuar fqinji i tyre 22-vjeçari S.A., bashk me 27-vjeçarin E.A. dhe 44-vjeçarin D.A. të gjithë nga Tetova, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur grushta, shufër metalike, shkop druni dhe mjete tjera të forta, dhe për tu mbrojtur i sulmuari D.B. ka marur një sharrë motorike, ku ka qenë i sulmuar me shufër hekuri në kokë.

Tre personat e sulmuar, kanë marë lëndime të dukshme trupore, të cilat janë fotodokumentuar.
Diku më vonë, nga të involvuarit në këtë rast, të cilët vetë janë paraqitur në Stacionin policor Tetovë, me vërtetim janë marur shufra metalike, dhe shara motorike. Meren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit, dhe të gjitha detajve lidhur me këtë rast, ku edhe do të pasojnë padi adekuate.