Ekipi i gazetarëve të “Televizionit 24”, gjatë protestave të ditës së sotme, janë sulmuar nga ana e protestuesve të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”.

“Kolegu Hristijan Banevski, fillimisht u sulmua verbalisht për çka nga organizatorët është thënë se ka qenë e paqëllimshme. Më vonë, pasi ka xhiruar inserte është goditur me shkop të flamurit, kurse nga organizatorët është thënë se personi që ka valëvitur flamurin nuk ka ditur se si të valëvitet dhe si pasojë pa qëllim ka goditur gazetarin.”, bëri të ditur gazetari Ognen Janevski.

Ditë më parë, në protestat e nismës së njejtë, janë sulmuar edhe dy gazetarët e “A1 ON” të cilët përfunduan në Qendrën Emergjente.