Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, duke thënë se Ivanoviq aktualisht është në sallën operative të spitalit në Mitrovicë. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.