Një person 15 vjeçar e ka goditur një policë me sëpatë dhe e ka rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndim trupor.

Rasti ka ndodhur në Koçan të Maqedonisë Lindore, ku zyra e jashtme për çështje kriminalistike ka ngritur padi penale kundër 15 vjeçarit për shkak se ka rrahur policin. Ai përballet me akuzën “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës në sferën e sigurisë”, shkruan Gazeta Lajm. 15 vjeçari bashkë me V.M. (20), F.J. (30) dhe një fëmijë 14 vjeçar nga Shkupi kanë kryer vjedhje të rëndë në depon e ndërmarrjes “Beton”-Koçan, mirëpo gjatë kryerjes së veprës janë kapur nga disa policë. Duke dashur të pengojë arrestimin nga ana e policisë, 15 vjeçari ka marr sëpatën dhe e ka shkaktuar incidentin, duke e goditur policin dhe duke e rrëzuar për tokë.