Tridhjetë e tetë vjeçari nga fshati Pirok të Tetovës është sulmuar nga tre familjarë të tij në dalje nga shtëpia e tij.

Sulmuesit, sipas denoncimit, kanë përdorur mjete të fota ndërsa më vonë janë arrestuar nga policia e Tetovës.

“Në fshatin Pirok të Tetovës, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë privuar nga liria E.K (18), N.K (43), dhe N.K (63), të cilët fizikisht kanë sulmuar 38 vjeçarin L.K nga i njëjti fshat. Gjatë sulmit kanë përdorur edhe mjete të forta. Tre sulmuesit janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ndërmerren masa”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori publik ndërsa të arrestuarit dyshohen për dhunë.