Super Kupa e Evropës i takon Real Madridit (VIDEO)

Real Madridi është fitues i Super Kupës së Evropës.

Kampioni i Evropës, Real Madrid, ka mposhtur fituesin e Europa League, Sevillan, me rezultat 3-2 në finalen e Super Kupës të zhvilluar në Lerkendal Stadion të Norvegjisë.

 

Reali e siguroi fitoren në kohën shtesë, falë golit të Carvajal në minutën e 119 të takimit.

Ky është trofeu i tretë i Super Kupës për Realin, pasi në të kaluarën e kishte fituar në vitet 2002 dhe 2014.