uk është ky një vendim zyrtar, por presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zbuluar ambicien e madhe të tij dhe institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri.

I ftuar në një emision televiziv, kreu i FSHF-së ka dhënë lajmin e madh në lidhje me iniciativën gjigante të ndërmarrë, teksa konfirmoi se është bërë tashmë aplikimi përkatës në UEFA, për të qenë Shqipëria dhe “Arena Kombëtare” kandidatë për organizimin dhe zhvillimin e ndeshjes për trofeun e “Superkupës së Europës 2019”. 

Duka deklaroi se ka aplikuar që “Arena Kombëtare” të jetë stadium kandidat për Superkupën e Europës 2019.

“Për sa kohë që kemi aplikuar në instancat përkatëse të futbollit botëror, për të qenë vend kandidat për organizimin dhe zhvillimin e ndeshjes së Superkupës së Europës të vitit 2019 në stadiumin “Arena Kombëtare”, atëherë vërtetë shpresojmë dhe mendojmë që punimet për ndërtimin e këtij impianti të realizohen dhe përmbushen plotësisht brenda afateve të përcaktuara në projekt”, deklaroi presidenti i FSHF-së, Armand Duka.