Fashion blogger-ja e njohur Armina Mevlani, sapo ka ndarë me të gjithë miqtë në profilet e saj në rrjetet sociale lajmin e radhës. Nëse të gjithë menduat se ka ndonjë të re nga jeta e saj private, bëni durim, sepse Armina për momentin është mjaft e fokusuar te puna e saj. Përveç biznesit, blogut, udhëtimeve për te qenë pjesë e sfilatave me emrat më të njohur të modës, Armina tani ka gati edhe kanalin e saj në YouTube, të cilin do ta vërë në funksion të biznesit dhe të gjitha aktiviteteve të modës.

Lajmin për të renë e fundit Armina e ka bërë publik në profilin e saj në Facebook, nëpërmjet të cilit lajmëron të gjithë fansat se nesër është dita kur Arminën do ta gjejnë edhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin më të fundit! Duke nisur nga nesër, përveç këtij posti të ri që do të jetë online nesër, do keni mundësinë të ndiqni kanalin tim në YouTube që e lançoj po nesër.

Po prisnit ndonjë lajm tjetër?

8e567309cc061ac0be7d6df9a62c9d6e