Publicisti i njohur Vet Surroi edhe njëherë e ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pronari i grupit ‘KOHA’ ka thënë që Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë dashur 15 vite kohë për të mbërritur të hashtagu #Beso, ndërkohë për dy muaj ka arritur që këtë hashtag të bëjë në #MosBeso.

Surroi këtë koment e ka bërë në Facebook, ku paralajmëruar që nesër do ta publikojë edhe një shkrim të gjatë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“LDK-së iu deshën pesëmbëdhjetë vjet për të mbërritur në #Beso! Tash për më pak se dy muaj arriti në #Mosbeso!” shkruan ai.