Në lidhje me protestën e Partisë Demokratike ka reaguar edhe deputeti i PS Ervin Bushati.

Në një postimi në Facebook, Bushati ironizon kreun e PD Lulzim Bashës. Teksa rendit disa nga arsyet, deputeti socialist thekson se nuk ka respekt për kreun e demokratëve.

Statusi i Bushatit në Facebook

RESPEKT PËR DEMOKRATËT/ POR RESPEKT PËR LULIN … JO!

Bojkoti i Parlamentit, dhe të Dialogut mes palëve sidomos në një moment udhëkryq për Reformën në Drejtësi & #vetting që duhet të nisë sa më shpejt: është tepër i dëmshëm për Demokracinë Shqiptare. Brenda

“Tendizmit” të tij, z. Basha ka mbyllur një Paradoks thelbësor: kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, POR zgjedhjet e lira dhe të ndershme garantohen vetëm në një shtet ligjor, rend ligjor, Garantohen në një vend ku funksionon Drejtësia.

Ai bllokon Drejtësinë, të vetmin Garant të Demokracisë! Arsyet e Bashës të Strukjes në tendë:

1. Kasta e Bashë/Berishës përpiqet të shpëtojë nga vetting, ndaj kanë bllokuar proçesin. 2. Bashës i duhet një alibi që bashkë me humbjen e zgjedhjeve, të mos humbasë PD – si udhëheqës i saj.

3. Sa më shumë vazhdon këtë rrugë pa krye; aq më të vështirë e bën daljen pa një strategji apo arsye pse do dalë nga tenda e tij. Respekt për Protestën, POR Respekt për Lulin … JO! #reformanedrejtesi #vetting #bashakerkonalibi #pd_strucinetende.