Profesori universitar dhe ekspert i medias, Sefer Tahiri, në një intervistë për OJQ Civil, ka thënë se media përballet me probleme të shumta dhe se avancimi i lirisë së shprehjes është shumë i vogël, shkruan Fol.

”Vlerësoj se ka një përmirësim të vockël të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Maqedoni, pas ndryshimeve politike që ndodhën kohëve të fundit në Maqedoni. Vlerësoj se këto ndryshime ndjehen, ka zhvillime në kuptimin e rritjes së transparencës së qeverisë, organeve qeverisëse, ministrave etj.

Megjithatë, duhet të punohet shumë e më shumë që kjo këtë transparencë të jetë më e madhe dhe të ketë nivelin e duhur, që publiku përmes medias të jetë i informuar në lidhje me aktivitete të ndryshme të qeverisë, me qëllim që qytetarët mund të marrin vendime meritore për jetën e tyre”, thekson Tahiri, duke shtuar se edhe Këshilli i Etikës për Media në Maqedoni duhet gjithashtu të jep kontribut më të madh në media për të pasur liri të ekuilibruar dhe llogaridhënie të balancuar. /Fol/