Shprehjet që shkaktojnë urrejtje ndaj një apo më shumë personave në bazë të karakteristikave të tyre personale, ose i përkasin një race të caktuar, gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, kombësisë, fesë, orientimit seksual, paaftësisë fizike apo mendore, pikëpamjet politike, etj, përfaqësojnë gjuhë të urrejtjes, përcjell Fol.

Sidomos pesha është më e madhe kur gjuha e urrejtjes vjen nga figurat publike. Këtë javë, në kuadër të projektit “Në emrin tonë”, detektohet gjuha e urrejtjes e cila ishte e pranishme në media, ndërsa u përdor kur u komunikua me publikun dhe bartësit e funksioneve të rëndësishme në vend.

Një ndër mysafirët e emisionit dhe ekspert i medias, Sefer Tahiri, ka thënë se nuk ka rëndësi origjina etnike e një kriminelit.

‘Origjina etnike për një person të caktuar, i cili është kriminel, mendoj se nuk është e rëndësishme”, ka theksuar Tahiri. Për më tepër ndiqni emisionin ‘Në emrin tonë’, çdo të shtunë në lajmet e 24vesti.mk nga ora 20:00. /Fol/