Askush nuk do ta njohë Katalonjën si shtet të pavarur, deklaroi kryetari i Parlamentit evropian, Antonio Tajani.

“Referendumi i Katalonjës për pavarësi ishte joligjor dhe duhet të ripërtërihet sundimi i ligjeve”, konsideron Tajani.

Ai theksoi se është kundër ndërmjetësimit nga ana e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar krizën si problem të brendshëm të Spanjës.