Hapet mundësia për bashkëpunim.

Kryetari i PPD-së, Faton Aliti , i shoqëruar  nga kryetari i degës së Tetovës, Shpend Murati dhe anëtari Murat Ajdini, sot u takuan me Kryetarin e LSDM-së , Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe anëtari i Këshillit Egzekutiv të partisë Edmond Ademi. Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni, nga edhe bashkërisht u konstatua se qytetarët pa marë parasyshë dallimet politike, etnike ose përkatësitë tjera ,më shumë se çdo herë janë unik në përpjekjet për Maqedoni të përbashkët dhe të prosperuar. Ndarjet që i stimulon pushteti i Gruevskit nuk kalojnë më te qytetarët, të cilët janë viktimë të varfërisë ,pa dallim se ku jetojnë dhe se si quhen. Për këtë , ata bashkërisht u vendosën njëri pranë tjetrit për liri dhe demokraci, bashkim, barazi , jetë dinjitoze, shëndetësi të sigurtë, arsim kualitativ dhe kjo është vlera që duhet të rrespektohet,kultivohet dhe zhvillohet.Në takim u konkludua se të dyja partitë do të mbeten aktivisht të përkushtuara  për përpjekjet për zgjedhje ferr dhe kredibile.Poashtu të dyja partitë mbeten fuqishëm në mbrojtje të rendit juridik në shtet dhe i japin përkrahje të plotë prokurorisë Publike Speciale. Në takim u përshëndet bashkëpunimi i mirë në mes të dyja partive dhe u shpreh gadishmëri për thellimin dhe përparimin e mëtutjeshëm.Në atë drejtim, në vigjilje të zgjedhjeve, u hap tema për qasje të përbashkët  nga të dyja partitë.