Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski, të premten takon presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, pas ngrirjes së marrëdhënieve me mandatimin e kryeministrin Zaev për të formuar qeveri. Ringjallja e komunikimit midis kreut të opozitës maqedonase me presidencën vijoi me një bisedë të zhvilluar telefonike me kërkesë të Mickovskit. Në takimin e së premtes pritet të shtjellohen statusi i të dënuarve për ngjarjet e ‘27 prillit, njoftoi Mickovski në takimin e sotëm me gazetarë.

“Në takimin me presidentin Pendarovski do të kërkoj që ata të gjykohen për atë që kanë bërë, por terrorizëm s’ka pasur. Le t’u japim shansin fer që të dënohen për atë që kanë bërë, unë s’kërkoj amnisti.”,- ka thënë Mickovski.

Mickovski: Nuk kemi më forcë për koncesione kombëtare

Në takimin e së premtes pritet të flitet edhe për gjendjen aktuale politiko- ekonomike. Mickovski akuzon opozitën për përfshije në afera korruptive. Mickoski në brifingun joformal me gazetarët njëherit tha se Evropa na ka tradhtuar dhe se vendi nuk mund të bëj më shumë koncesione.

“Nuk kemi më forcë dhe hapësirë për koncesione kombëtare. Për çka të negociojmë me Bullgarinë? Na u tha se vetëm Prespa dhe kaq! Nëse duhet të ulemi në të njëjtën tavolinë me Bashkimin Evropian si partner atëherë duhet të kemi edhe besim. Ndërsa kështu siç është humbet besimi. BE duhet të filloj të jap diçka dhe jo vetëm të kërkojë.”,- tha Mickoski.