Takimet e radhës të Aleancës për Shqiptarët ishin në komunën e Vrapçishtit, respektivisht në fshatrat, Toplicë, Dobërdoll, Negotinë, Senakos dhe Gradec.

Në këto tubime morën pjesë liderët e partive të koalicionit Aleanca për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, z. Vesel Memedi, z. Zylfi Adili – Qufa, z. Arben Taravari, zonja Arta Toçi dhe shumë aktivistë, simpatizant dhe qytetarë të fshatrave të vizituar.

Në takimet me qytetarët u sqaruan pikat kyçe të platformës politike të Aleancës për Shqiptarët. U sqarua dallimi i përfaqësuesve të Aleancës me ata të partive tjera politike. U theksua që për kandidatët e Aleancës për Shqiptarët është me rëndësi ndërgjegjja të cilën e kanë këto kandidatë të cilët nuk janë të kënaqur me statusin e tyre deri sa statusi i shqiptarëve është tejet i vështirë.

Ajo që u theksua në këto takime me qytetarët ishte fakti i momentit të zgjedhjes së fatit të shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët ka mjete me të cilët do detyrojë shtetin që të respektojë fatin e shqiptarëve dhe barabarësinë e plotë të tyre. Çdo mos respektim i këtij statusi të barabartë, do sjellë deri në daljen e shqiptarëve nga sistemi, mos pagesën e taksave dhe apel për ndalesë të miliardave të diasporës në Maqedoni. Ky shtet nuk mund të përballoj dot daljen e shqiptarëve nga sistemi!

.

“>img_0371.”>img_0389.”>img_0417.”>img_0454.”>img_0569.”>img_0578.”>img_0582.”>img_8399-copy.”>img_8414.”>img_8451.”>img_8474.”>img_8562.”>img_8626.”>img_8657-copy.”img_8659.”>img_8662.”>img_8664-copy.”>img_8683