Në vijim janë përgatitjet për takimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kolegu i tij amerikan Donald Tramp, që me siguri do të mbahet para samitit të NATO-s në maj të këtij viti, paralajmëroi sot zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.
Kalin në konferencë shtypi në Ankara theksoi se pothuajse është e sigurt se të dy liderët do të takohen në kuadër të samitit të NATO-s, por që do të bëhet fjalë për atë që presidentët të takohen edhe paraprakisht.
Ai njëkohësisht theksoi se Turqia pret që Bashkimi Evropian që të ndërmarrë hapa me qëllim që shtetet e vendit të mundësohet të udhëtojnë në Union pa viza.
Në kuadër të marrëveshjes që vitin e kaluar e arritën Turqia dhe Evropa, Ankaraja pranoi ta ndërpresë qarkullimin e emigrantëve ilegalë në Evropë, duke kërkuar për kthim pezullim të vizave për BE-në dhe ndihmë financiare.
Zbatimi i marrëveshjes, megjithatë, është ndërprerë për shkak të mendimeve kundërshtuese të Ankarasë dhe Brukselit për ligjet për luftë kundër terrorizmit në Turqi, që BE-ja i kritikon.