E mbani mend takimin që ktheu politikën e Maqedonisë për një moment? Ishte takimi Hoyt Bryan Yee dhe Gjorge Ivanov që ndryshoi politikën e vendit. Por, që të dy sot janë parë edhe në festën e organizuar nga Aleksander Vuçiq i cili tanimë është edhe zyrtarisht kryetar i Serbisë.

Vuçiq u takua me Ivanov dhe janë marrë vesh për një takim bilateral ditët në vijim.

Takimi i shkurtër mes Ivanov dhe Vuçiq ka ngjallur interesimin e e Hoyt Bryan Yee dhe Johannes Hahn të cilët gjithashtu ishin në takimin festiv.

Në festën e Vuçiq kanë munguar përfaqësues të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të gjithë shtetet tjera të Ballkanit kanë qenë prezent.