Kabineti i kryeministrit Zoran Zaev ka lëshuar komunikatë pas takimit të kreut të Qeverisë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e evro-integrimeve, anëtarësimin në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave dhe janë dakorduar që të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.

Duke marrë parasysh interesat e të gjithë qytetarëve, bashkërisht u theksua rëndësia e reformave dhe nevoja gjeostrategjike e Maqedonisë për t’u kyçur si një anëtare e plotë e NATO-s dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ftoi PDSH-në të angazhohet në procesin e reformave me inkuadrimin e pikëpamjeve të tyre në proceset që do të vijojnë.

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, u pajtuan se e gjithë ajo që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë meriton mbështetje nga partia opozitare.

Në këtë drejtim Presidenti i PDSH-së Menduh Thaçi, njoftoi se partia do të jetë opozitë konstruktive dhe do të mbështesë interesat e qytetarëve dhe proceset reformuese në lidhje me integrimet euroatlantike, por në të njëjtën kohë do të jetë e zëshme në pikëpamjet dhe kritikat e tyre ndaj politikave për të cilat partia do të konsiderojë se nuk zbatohen siç duhet”.