Në rast se një banor i Velesit punon në Shkup, vetëm për pagesën në pikat pagesore do të harxhoj 58.000 denarë, një banor i Tetovës 39.000, ndërsa në rast se udhëtoni nga Gostivari për në Shkup, taksa rrugore do t’ju kushtoj 68.000 denarë, Kumanovë-Shkup, 48.000 denarë. në këtë shumë nuk përfshihen ditët e uikendit dhe festat shtetërore, në rast se udhëton edhe gjatë këtyre ditëve do të paguani plotësisht, shkruan PRIZMA.
– Advertisements –
Ndërkohë që në shumë vende evropiane ku përdoren vinjetat për një vit kushtojnë prej 4.000 deri në 10.00 denarë për vozitje të pakufizuar në gjithë territorin e vendit përkatës:
Hungari: 146 euro për një vit
Austri: 109 euro për një vit
Bullgari: 60 euro për një vit
Një vit Tetovë-Shkup kushton sa 10 vite në Bullgari!
Taksa rrugore Veles-Shkup kushton 120 denarë vetëm në një drejtim, gjegjësisht 240 denarë ardhje vajtje, në raste se këtë shumë e shumëzojmë me të gjitha ditët e punës, për një vit një banorë i Velesit që punon në Shkup dhe udhëton çdo ditë do të paguaj afro 1.000 euro./Prizma