Kryeministri Zoran Zaev sot e priti Asociacionin e taksistëve legal të cilët në takim i kanë shprehur pritjet e tyre për miratimin e shpejtë të ndryshimeve ligjore me të cilat duhet të zgjidhen çështja e taksistëve ilegal dhe kompanive, mundësitë për fiskalizim të plotë në transportin taksi, si dhe për zgjerimin e mundësive për subvencione për automjetet elektrike.

Në takim kryeministri Zaev, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, ka potencuar se çështjet që i prekin përfaqësuesit e Asociacionit për taksistëve, të cilët punësojnë më shumë se 4.000 qytetarë janë në interes edhe të Qeverisë, posaçërisht në pjesën e fiskalizimit dhe eliminimit të ekonomisë gri, dhe në lidhje me cilësinë e shërbimeve taksi për qytetarët.

Si jashtëzakonisht i rëndësishëm në takim është theksuar interesi i përbashkët për zgjidhje sistemore të furnizimit me automjeteve të reja me standarde të larta dhe automobila elektronik, si kontribut në ballafaqimin me ndotjen e ajrit