Deputeti i Bashkimit Demokratiuk për Integrim (BDI), Talat Xhaferi në debatin e mbrëmshëm në ‘Top Tema’ në Tv Telma duke diskutuar me Antonio Milloshoskin e VMRO-DPMN-së për “Platformën e Tiranës”, ka thënë se edhe Gruevski në Gollobordë ndante nënshtetësi maqedonase që është e barbartë me agresion shtetëroe.

“Ivanov uzurpon me gjitha kompoetencat që nuk i bien, dhe nëse ju përmendni Ramën, atëherë Gruevski në Gollobordë ndante nënshtetësi që është e barbartë me agresion…?!”, ka thënë Xhaferi.

Ai thotë se situata duhet të kthehet në Parlament, sepse situata është serioze dhe Trajko Veljanovski duhet të thirr seancën e parlamentit. Pra VMRO mund ta bëjëtë këtë e ka për detyrë para qytetarëve dhe para shtetit.