Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka paralajmëruar se këtë verë do t’i shpallë zgjedhjet lokale, në pajtueshmëri me afatet ligjore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e rregullta duhet që të shpallen në 90 ditët e fundit nga mandati i kryetarëve aktual të komunave dhe këshilltarëve, por jo më gjatë se 70 ditë nga skadimi i mandatit, njofton Portalb.mk.

Xhaferi thotë se gjysmës së kryetarëve të komunave u janë konfirmuar mandatet rreth 18 tetorit të vitit 2017-të, a atyre që janë zgjedhur në rrethin e dytë, në nëntor të vitit 2017-të. Kjo do të thotë se gjysmës së kryetarëve të komunave dhe thuajse të gjithë këshilltarëve të komunave do t’u skadojë më 18 tetor.

Kjo, ashtu siç theksoi Xhaferi, do të ndikojë në vendimin se në cilin termin do të mbahen zgjedhjet, në pajtueshmëri me ndryshimet e Kodit Zgjedhor që janë miratuar pas takimit të liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, me të cilat votimi në vend të gjysmës së parë të tetorit është zhvendosur në gjysmën e dytë të tetorit. Sipas kësaj, 17 tetori është termini i parë i mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve, a i fundit 31 tetor.

Xhaferi, nuk konfirmoi se zgjedhjet do t’i caktojë më 17 tetor, por e njëjta datë, tani për tani, duket si më i sigurt pasi që më 18 tetor do t’u skadojë mandati shumicës së kryetarëve dhe këshilltarëve komunal. Nga ana tjetër, nëse zgjedhjet shpallen për më 17 tetor, atëherë fillimi fushatës zgjedhore që do të zgjatë 20 ditë, do të përputhet me regjistrimin, i cili duhet të mbarojë më 30 shtator. Xhaferi paralajmëroi se do të pret njoftim nga KSHZ për skadimin e mandatit të autoriteteve lokale dhe në pajtueshmëri me atë muajin e ardhshëm do të miratojë vendim rreth asaj se kur do t’i shpallë dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale.