Kohëve të fundit pronocimet e kryetarit të Komisionit Zgjedhor Shtetërot Oliver Derkovski dhe ISH-kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, më çojnë në përfundim se diçka shkon në sinkron. Por sinkronizimi eventual ma mëdyshje mund të ketë motivin për minimin e procesit zgjedhor për këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare .

Kryetari i KSHZ ka të drejtë në mendimet dhe interpretimet e tij por gjithnjë duke i shprehur në mbledhjet e KSHZ sepse fundja fjala është organ kolektiv që vendimet i sjell me shumicën e votave.

Vini nga dje kryetari i KSHZ kërkon që Tala Xhaferi të sjellë AKTVENDIM për datën e zgjedhjeve. Ndërsa ky i dyti shprehet se kur të gjejnë gjkuhë të përbashkët subjektet politike për datën e zgjedhjeve , do të nënshkruaj aktin, pas së cilit do të fillonin veprimet juridike dhe dhe afatet ligjore. Kjo është diskutabile, edhe pse Derkovski sipas Kodit zgjedhor përfaqëson opozitën si kryetar por megjithate aty është i akomoduar si resurs profesionist në kët fushë.

Ju lutemi, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pasi që vendin e kaploi pandemia globale dhe gjendje e jashtëzakonshme, gjithçka mgeli në duart dhe kompetencë të qeverisë për të funksionuar në përputhje me kushtetutën duke sjellë Dekret ligje.
Qeveri solli dy Dekret ligje lidhur me procesin zgjedhor. Ndër të tjera edhe Dekretin të cilin e konteston kryetari i KSHZ Derkovski, duke haruar se me po të njëjtin dekret është vazhduar edhe mandati i këtij organi zgjedhor.

E gjithë kjo situatë do të mundej të kalohej, duke u rimbledhur Kuvendi, megjithate një mundësi përpos këmbëngulësisë së Talat Xhaferi nga këshillat juridike që kishte marë kjo nuk ndodhi. Dhe në fund kjo variantë u evitua nga debati pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, se Kuvendi nuk mund të rimblidhet pasi të jetë vetshpërndar.

E tani PSE Talat Xhaferi nuk ka të drejt të nënshkruaj më aktvendim prë datën e re të zgjedhjeve ?

Në mënyrë plastike do të vijonte ky sqarim. SEPSE, pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të gjitha kompetencat lidhur me procesin zgjedhor kompetencë e kuvendit kalojnë tek qeveria, krejt kjo si pasojë e pandemisë globale dhe gjendjes së jashtëzakonshme nlë vend.

Vini re , Kuvendi kur u vetshpërnda solli VENDIM, dhe kur sjellet ky vendim kryetari i Kuvnedit pas mbarimit të seancës nënshkruan AKTVENDIM për datën e zgjedhjeve në përputhje me Kodin zgjedhor. Këtë nënshkrim e realizon pas vendimit të shpërndrajes së Kuvendit sepse në nenin 3 të vendimit në fjalë se Vendimi për shpërndraje hynë në fuqi pas shpalljes së ,,Gazetën zyrtare të RMV,,. d.m,th. aktvendimin e nënshkruan pas mbarimit të seancës plenare,sepse vendimi për shpërndarje akoma nuk ka hyrë në fuqi deri në shpalljen e tij.

Ndërsa, pas shpalljes së Vendimit për shpërndraje vendi NUK KA KUVEND . Rrjedhimisht edhe Talat Xhaferi nuk është më kryetar kuvendi. Sepse si kryetar kuvendi je i pari midis të barabartëve. Dhe në këtë kuptim meqë më sje DEPUTET nuk mund të jesh edhe kryetar kuvendi.

Bazuar nëtë Talat Xhaferi ose është i vënë në lajthitje ose është në sinkronizim të motivit për të minuar dikur procesin zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese.

Pra Talat Xhaferi Nuk është më DEPUTET dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë edhe kryetar Kuvendi.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas akteve të qeverisë, KSHZ dhe organeve tjera në opërputhje me Koduin zgjedhor.

(q.aliu)