QENAN ALIU

Shqiptarët nuk do të harojnë gjakftohtësinë dhe durimin e TALAT XHAFERIT që shpërfaqi në seancën kostituive të kuvendit të RMV pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare (2017). Por, poashtu KURRË nuk do të harojnë MANIPULIMIN e tij duke shkelur rregulloren e kuvendit ,lidhur me KËRKESAT e gjyqësorit për heqje të imunitetit të deputetëve Lupço Dimovski dhe Trajko Veljanovski.

I pari është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si ish-ministër i bujqësisë ndërsa i dyti për ngjarjet e 27 prillit që ndodhën në kuvend (i dyshuar për vepër të rëndë penale për të cilën gjykata kërkoi heqje të imunitetit për tu lejuar paraburgimi), pra në datën e ngjarjes kur vet Talat Xhaferi u zgjodh kryetar kuvendi.

Pra Talat Xhaferi nuk bëri GABIM sepse gabimi edhe FALET, por ai ,(duke u bazuar në përvojën e tij dhe nga vetë fakti se ai edhe sikur të mos i dijë gjërat është i obliguar që ti dijë) pra ai me vetëdije të plotë realizoi që HENT TRIK. të pa parë.

Me këtë ai suspendoi drejtësinë. Ai madje ka informuar gjyqësorin sepse e ka obligim, por si e ka informuar se kuvendi ka sjellë vendim, apo se kuvendi NUK KA SJELLË VENDIM . E nëse nuk ka sjellë atëherë duhet të sjellë me kërkesë shtesë nga gjyqësori.

Pse veproi kështu Talat Xhaferi ? Kuptohet, interesat janë politike, partiake, klanore ndoshta edhe personale. Ky veprim implikon përgjegjësi POLITIKE, nëse kjo nuk do të meret atëherë veç ka filluar denifrimi i BESUESHMËRISË ndaj kuvendit. (q/a)